Kombetarja

sulmuesi kuqezi largohet nga Sampdoria përfundimisht

Giacomo Vrioni nis tashmë një aventurë të re në Serie B. Sulmuesi në pronësi të Sampdorias, por që luajti i huazuar në nivelin e dytë të futbollit Italian, do të veshë fanellën garanta të Cittadella. Lajmin e ka bërë të ditur në faqen zyrtare vetë shoqëria: “Cittadella bën të ditur blerjen e përfaqësimeve sportive të Giacomo Vrioni”.

Sulmuesi 21 vjecar, që në fakt ka lindur në San Severino Marche dhe është rritur në sektorin e të rinjve të Sampdorias, do të nisë një eksperiencë të re, shumë të rëndësishme për karrierën e tij. Vrioni, që është në xhiron e kombëtares si në Under 21 po ashtu edhe në skuadrën e parë, pasi më parë kishte luajtur për Italinë deri në Under 19, ka kompletuar një ditë më parë vizitat mjekësore ndërsa është vënë menjëherë në dispozicion të teknikut Venturato për stërvitjen e parë me klubin granata!

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare do të forcojë kështu një repart ofensiv të Cittadella që ka nevojë të zbrazet në elementë: në këtë pikë, pas shitjeve të Malcore tek Pergolettese, duhet të bëjë valixhet gati edhe Scappini, që mbetet në shënjestër të Pordenone. Vrioni konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për Citadella, ndërkohë që ka krijuar ekspriencën e mjaftueshme në sezonin 2017/18 me fanellën e Pistoiese, ndërsa kampionatin e kaluar me atë të Venezia në Serie B.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply