Lajme nga Shqipëria

Zbulohet projekti i Parkut Rinia/ Veliaj: Nisim transformimin unik

Ashtu siç edhe premtoi gjatë fushatës kryebashkiaku Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës ka nisur transformimin e Parkut Rinia në një park qendror të qytetit dhe që do të shërbejë jo vetëm si vend relaksi për të rriturit, por edhe si një hapësirë ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kaliten fizikisht.

Lajmin e bëri me dije vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një njoftimi në Facebook, i cili ka zbuluar edhe projektin se si do të duket Parku Rinia pasi të mbarojë puna. Siç shihet edhe nga fotot e projektit, Parku Rinia pritet që të transformohet në një ambient më të gjelbër, më argëtues dhe më funksional.

“Nisën sot punimet për rikonstruksionin e Parkut Rinia. 🚜🌳🚧 U çlirua nga Edi Rama prej kioskave të Republikës së Rrumpallës, e tani nisim një transformim unik për parkun qendror të kryeqytetit me hapësira shtesë për fëmijët dhe gjyshërit, por edhe katër-putroshët. 👫👴🏻👵🏻🐾🐶”, shkruan Veliaj në Facebook.

Sipas bashkisë, Parku Rinia do të kthehet në një hapësirë që do të ofrojë më shumë mundësi për qytetarët e të gjitha moshave dhe do të jetë një pikë tjetër atraktive që i shtohet kryeqytetit ashtu si Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej, Kalaja e Tiranës etj.

“Krahas hapësirave të gjelbra dhe trotuareve moderne, Parku Rinia do të ketë tashmë edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka do të nxisë edhe një aktivitet më fizik dhe intensiv për fëmijët. Duket se edhe në këtë mandat të dytë vëmendja e Bashkisë së Tiranës do të jetë së pari te fëmijët, për të cilët në këtë park do të ketë dhe kënd lodrash të posaçëm për ta”, pohon bashkia.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply