Lajme nga Maqedonia

Zaev: Po rritet rroga mesatare, vitin e ardhshëm 500 euro

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në fejsbuk ka publikuar se rroga mesatare nga muaji në muaj vazhdon të rritet dhe se viti ekonomik po i jep rezultatet.
“Rroga mesatare nga muaji në muaj po rritet! Viti ekonomik po i jep rezultatet, ndërsa qytetarët i ndjejnë efektet. Vazhdojmë dhe nuk ndalemi deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, rroga mesatare të jetë 30.000 denarë”, ka shkruar Zaev në fejsbuk, përcjell SHENJA.
Sipas statistikave për muajin maj rroga mesatare në shtet është 25.270 denarë. Premtim zgjedhor i LSDM-së ishte se rroga mesatare do të arrijë 30 mijë denarë, ose 500 euro.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply