Lajme nga Shqipëria

Durrës, 4 qendra shëndetësore ofrojnë shërbim prej 24 orësh

Në këtë sezon turistik, katër qendra shëndetësore funksionojnë në të gjitha plazhet e Durrësit, duke ofruar shërbim për 24 orë.

Drejtori i shëndetit publik për qarkun e Durrësit Kristo Huta shprehet se në secilën nga këto qendra punojnë nga 3 mjeke dhe infermierë, ndërsa 4 autoambulanca janë në gatishmëri për raste kur nevojitet dërgimi i pacientëve në spital.

Gazetarja Klodiana Haxhiraj raporton për “Balkanweb” se në qendrën shëndetësore në Currila, fluksi ditor i punës është i madh. Në të numri i pacientëve në ditë varion nga 10-15 vetë.

Mjeku Hamid Kodra shprehet se pushuesit që paraqiten janë më shumë me probleme të tensionit si dhe alergji e djegie në lëkurë.

Gjatë vitit të kaluar është regjistruar një numër prej më shumë se 5 000 vizitash në 4 qendrat shëndetësore verore në gjirin e Lalzit, Currila, plazhin e madh dhe Shkëmbin e Kavajës.

(d.xh/Balkanweb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply