Kulture

Gona Gashi: Aborti

Ajo nuk e deshi trupin e vet

atë trup deveje
Zhveshur lëkure bridhte nëpër
gacat e rërës
Sarahaja e shpirtit i digjej në hell
Një farë burri mbiu në atë prush
Frymë e gjak e lot i dha ajo
E mallkoi veten
Burrin
Perendinë
Dashuri nuk kishte
për atë djalë
për atë vajzë
Tek e fundit ç’rëndësi kishte gjinia
Pabesisht një ditë i zuri pritë
shembi tik-takat e zemrës
për ta mbuluar mëkatin
Mëkatshëm daullet do t’i dëgjojë
deri në frymën e fundit
ato
goditjet e shqelmave e doçkave
të një fryme të pafaj
Asaj gjithmonë do t’i mungojë
një pjesëtar i familjës
e kurrë më
për jetë të jetëve
nuk do të jetë Nënë e plotë

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply