Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës 2019 në Brazil e fitoi një shqiptar
E Martë, 13 Gusht 2019 – 17:40
Artisti i vendosur prej vitesh në Rimini të Italisë, Agim Sulaj, fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës 2019 në Piracicaba të Brazilit, përcjell albinfo.ch.
Artisti, i vendosur prej vitesh në Rimini, Itali, është i njohur për veprën “Valixhja e Emigrantit”, me të cilën ka fituar çmimin “Aydin Dogan International Cartoon Competition”, në vitin 1990.
“E kam të gjallë edhe sot ditën e largimit nga porti i Vlorës drejt Italisë. Kisha me vete një valixhe, si shumë emigrantë dhe valixhja si një copë atdheu të rëndon në shpirt”, shprehet artisti për veprën “Valixhja e Emigrantit”.
Source link
Add Comment