Lajme nga Kosova

Kishat, xhamitë dhe objektet tjera të Kosovës, i takojnë Kosovës

21:24, 13 Gusht 2019

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ministrit serb të Kulturës, Vladan Vukosaleviq, i cili e kishte quajtur provokim një liturgji të mbajtur në një kishë katolike në Novobërdë.

“Obsesioni i Serbisë për të përvetësuar gjithçka e ka bërë atë shkaktare të sa e sa luftërave e konflikteve në Ballkan! Politika serbe në lojërat e veta karshi shqiptarëve të Kosovës shpesh i ka përfshirë edhe njerëzit e shkencës, duke manipuluar me faktet”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“S’do mend se në shekullin e 14 e 15 prej kur daton Kisha e Novobërdës nuk kishim të bënim me kombe të krijuara, kështu që përvetësimi i saj si ‘serbe’ është qesharak!”.

“Kishat, xhamitë, objektet tjera të trashëgimisë kulturore, historike e fetare të Kosovës i takojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj!”.

Sipas tij politizimi i kulturës, shkencës, historisë, sot, është lojë qesharake e absurde që bën Serbia.

“Kosova është fakt i kryer!”.

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply