Lajme nga Maqedonia

“Matka”, Bexheti: Zaevi po më hakmerret

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka thënë se iniciativa e anti-korrupsionit për padi ndaj tij është hakmarrje e kryeministrit Zoran Zaev për shkak të refuzimit që i ka bërë një kërkese për ndërhyrje në gjyqësor. Bexheti tha se një muaj më parë konkretisht 17 korrik Zaev ka kërkuar nga ai që të ndikoj tek disa anëtar të këshillit gjyqësor që të votojnë për shkarkimin e një kryetari të gjykatës.

Zaev më ka thirrur në telefon që unë të ndikojë tek disa anëtarë të këshillit gjyqësor republikan se si të votojnë për një pikë të rendit të ditës. Dhe pas një bisede më të gjatë vërejta  një insistim të çuditshëm dhe vet fakti një insistim i tillë dhe pas jo më shumë se dy javë ky komision në proceduar jo të rregullt duke punuar lëndën duke u habitur edhe vetë anëtarët e komisionit se si kush e ka punuar lëndën dhe votohet ashtu si votohet këto janë ato dyshimet e mia të bazuara që jam thellë I bindur për ndërlidhshmërin e njëra tjetrës”-tha Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.

Bexhetit paralajmëroi edhe padi ndaj anëtarëve të komisionit antikorrupsion. Ai tha se vendimi i këtij trupi është sjellë në mënyrë jo-prefesionale.

Padia penale dhe shkresa deri tek parlamenti nga ana ime është e gatshme por çuditërisht ende nuk kam asnjë informacion zyrtar nga ky komision. Dhe normalisht që mos të gabojë në procedurë e mbajë që njëherë fillimisht ta shoh dhe i kam të gatshme iniciativat për padi penale ndaj anëtarëve të komisionit të cilët kanë votuar për një gjë të tillë”-pohoi Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.

Komisioni për parandalimin e korrupsionit ditë më parë kërkoi ndjekje penale për kreun e Sarajit Blerim Bexheti për shkak të mos-veprimit ndaj kërkesave për legalizimin e platformave jo-legale në Matkë. Sipas Komisionit antikorrupsion, platformat ilegale nuk i nënshtrohen legalizimit, por edhe përkundër këtij fakti Bexheti nuk i refuzoi kërkesat e madje i mbajti në sirtar ato.

ALSAT

The post “Matka”, Bexheti: Zaevi po më hakmerret appeared first on .


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply