Lajme nga Maqedonia

Përvjetori i 18-të i Marrëveshjes së Ohrit


18 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, zbatimi i këtij dokumenti që ndërpreu luftën mbetet i përgjysmuar sipas vlerësimet të disa prej ekspertëve që morën pjesë në hartimin e marrëveshjes kornizë ndërkohë nga partia në pushtet, BDI-ja me miratimin e ligjit për gjuhët është rrumbullkasuar zbatimi i saj. Për të zbatuar marrëveshjen, fillimisht u themelua Sekretariati si pjesë e Qeverisë, që funksionoi për gjatë kësaj periudhe ndërsa u miratuan 130 Ligje, ndryshime ligjore, shumica prej të cilëve, janë për mos diskriminim dhe përfaqësim të drejtë. Rreth 40 Ligje janë nga fusha e dokumenteve personale, kulturës, arsimit dhe decentralizimit të pushtetit.

Zëvendëskryeministri Sadulla Duraku i cili drejton edhe ministrin e re për sistem politik që zëvendësoi sekretariatin për zbatimin e MO-së i tha Alsatit se pas zbatimit të gjuhës shqipe, përfaqësimi i barabartë i të punësuarve në administratën publike ka “mbipopulluar” institucionet shtetërore. Por ai premton zgjidhjen edhe të këtij problemi.

Duke pasur parasysh se administratorët tanë janë nëpër shtëpi, rrinë nëpër shtëpi, këtë çështje e kemi të qartë por gjërat janë grumbulluar dhe kjo gjë tash ka ardhur në kulmin që duhet të veprojmë me një shpejtësi më të madhe. Për mua është një sfidë që duhet të ballafaqohemi me këtë çështje dhe duhet të sistemohen të gjithë administratorët nëpër institucionet shtetërore- deklaroi Sadulla Duraku, Ministër për Sistem Politik Marrëdhënie mes Bashkësive.

Nga ana tjetër, Naser Zyberi një nga pjesëmarrësit në bisedimet paqësore thonë se ndër 10 pikat kyçe të marrëveshjes së Ohrit ishin ndërprerja e armiqësive; mos diskriminimi, përdorimi i gjuhëve; shprehja e identitetit dhe implementimi i saj. Por kjo e fundit sipas analistit Naser Ziberi në shumë fusha ka mbetur vetëm në letër.

Përveçse udhërrëfyesve dhe tablove, në praktikë përdorimi i Ligjit për gjuhën shqipe nuk ecën përpara. Ministria e Drejtësisë nuk ka sjell asnjë akt nënligjorë për zbatimin e saj, nuk e ka formuar inspektoratin, i cili duhet ta kontrolloj përdorimin e drejtë të ligjit. Agjencia është formuar por vetëm në letër meqë është i pakompletuar dhe nuk funksionon ashtu siç duhet- Naser Ziberi, Analist.

Dragan Gocevski, profesori nga katedra e administratës publike thotë se përmes MO, përfaqësimi i bashkësive të tjera etnike në punë të shtetit është rreth 28%, ku përveç shqiptarëve llogariten edhe komunitetet tjera më të vogla. Por edh Gocevski thotë se shumë pikë përmbajtjesore të marrëveshjes ende kanë ngecur

Në statistikat sipërfaqësore, në letër MO është implementuar, por në nivel institucional vërejmë situatë kontraverse si dhe shumë mënyra gjatë zbatimit të saj. Ashiqare iu është dhënë rëndësi të arrihen vetëm ato pika që duken, kurse aspektet përmbajtjesore të marrëveshjes kanë ngecur- tha

Marrëveshja e Ohrit u arrite pas bisedimeve të gjata mes liderëve të katër partive politike, Lubço Gjeorgjievski, Branko Cërvenkovski, Arbën Xhaferi, Imer Imeri, të cilët paraprakisht kishin marr edhe aminin e liderit të UCK-së, Ali Ahmeti për firmosjen e dokumentit. Nënshkrime si dëshmitarë zyrtar kishin vendosur edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.

Adnan Qaili   


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply