Lajme nga Maqedonia

Qeveria formon ekip për luftë kundër korrupsionit


Qeveria mori vendim që Oliver Spasovski të udhëheq me ekipin e ri operativ që do të luftojë kundër krimit dhe korrupsionit. Synimi sipas Qeverisë është që drejtësia të vjen në vend dhe të ketë përgjegjësi të plotë për të gjithë që kanë marrë pjesë apo kanë ndihmuar krimin apo korrupsioni në të kaluarën, por edhe tani. Në ekipin operativ, përveç Spasovskit, do të jenë edhe ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, zëvendësi i MPB-së, Agim Nuhiu, drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Sasho Tasevski, drejtori i Policisë financiare, Arafat Muaremi, drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski dhe drejtues të disa institucioneve. Ndërsa sot, me sërë dokumentesh në dorë, personalisht ministri Spasovski u paraqit në Komisionit kundër korrupsionit. Kërkoi prej tyre hollësisht të shqyrtojnë nëse ai ka ndonjë lidhshmëri me hapjen e pompës së benzinës “Pink Petrol” në Kumanovë, siç pohon opozita.

Ja, sot erdha vetë dhe dorëzova shkresë me kërkesë të hetohet plotësisht i gjithë rasti i përfshirjes, gjendja ime, prejardhja e pasurisë sime, i familjes sime dhe të konfirmohen faktet dhe argumentet sepse nuk guxon të manipulohet me opinionin dhe në këtë mënyrë të bëhet diskreditimi i një personi të caktuar -tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Nga VMRO-DPMNE akuzuan se pompa e benzinës vetëm në letër është në pronësi të babit të njërit nga këshilltarët e Oliver Spasovskit për marrëdhënie me publikun, ndërsa në të vërtetë ajo është pasuri e tij e cila, sipas tyre është fituar në mënyrë të paligjshme. Por, Spasovski edhe këtë informatë e hodhi poshtë. Megjithatë, ai konfirmoi se këshilltari i tij vërtetë është pronar i pompës, por mohoi se personi i tillë punon në kabinetin e tij si këshilltarë. Ndryshe, në hapjen e pompës së benzinës në Kumanovë prezantuan një pjesë e madhe e krerëve të LSDM-së dhe përfaqësues të lartë të Qeverisë.

Ile Petrevski


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply