Teknologji

Tani çdokush mund të krijojë vetë filtrat në Instagram

Mjeti i Facebook për shtimin e efekteve, Spark AR, tani lejon çdokënd të bëjë filtra të personalizuara dhe efekte të tjera për Stories në Instagram.

Platforma ishte dikur e limituar vetëm për krijues të aprovuar, por përditësimi i sotëm do të lejojë të gjithë që të krijojnë dhe ngarkojnë filtrat e tyre AR në Instagram.

Instagram gjithashtu do të prezantojë një tab Effect Gallery në profilet e artistëve, që i lejon ato të publikojnë krijimet e tyre.

Për herë të parë filtrat AR u prezantuan në Maj 2018, por popullariteti i tyre u përhap vetëm pasi krijuesit ju bashkuan versionit beta Tetorin e kaluar.

Filtrat kanë ndihmuar në shtimin e ndjekësve krijuesve të AR, sepse një përdorues mund të shtojë efektet në aplikacionin e kamerës pasi të kenë ndjekur llogarinë e krijuesit.

Sapo një përdorues ndjek një logarinë e një krijuesi, efektet nga ajo llogari do të shfaqen automatikisht në shportën e efekteve të kamerës në Stories.

Meqë përditësimi i sotën do të lëshojë një numër filtrash në ekosistemin Stories, Instagram do të shtojë opsionin “Browse Effects” në fund të shportës së efekteve në mënyrë që përdoruesit të zbulojnë dhe provojnë filtra të reja AR. /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply