Lajme nga Shqipëria

Kanabis në pyll, arrestohet roja 51-vjeçar në Fier

FIER

Policia e Fierit ka goditur një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga ka përfunduar roja i pyllit si autori i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike dhe për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kreshpan, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Në masivin pyjor me pisha u gjetën dhe u asgjësuan një sasi bimësh të dyshuara kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve, shtetasin N.Y, 51 vjeç, banues në Fier, me detyrë roje pylli në Ndërmarrjen Pyjore Bashkia Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply