Lajme nga Shqipëria

Drogë të ndarë në qese gati për shitje, pranga trafikantit durrsak

Policia e Durrësit ka goditur sot një tjetër rast shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, duke arrestuar trafikantin 19-vjeçar.

Uniformat blu raportojnë se kanë vënë në pranga të riun Xh. B., të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 22 doza kanabis të futura në qese farmaceutike gati për shitje.

Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Sekuestrohen 22 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.B., 19 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike Cannabis sativa të futura në qese farmaceutike gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.

65fca02e 300f 4cb8 A88b F71cc02b7581
65fca02e 300f 4cb8 A88b F71cc02b7581

(d.ç./BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply