Lajme nga Kosova

Është koha e epilogut, Kosova nuk mund të vazhdojë në amulli

21:07, 18 Gusht 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka qenë në Klinë ku është takuar me strukturat e AAK-së, partinë të cilën ai e drejton.

Haradinaj ka thënë se përcaktimi i Kosovës për konceptin 100% shtet, i mbyllë të gjitha pikëpyetjet rreth saj dhe qartësohet drejtimi tek aleatët, si shtet serioz dhe partner i vërtetë.

“Vetëm kështu i hapet rrugë Kosovës, që tërë energjinë e saj ta përqendrojë në zhvillim të qëndrueshëm, krijim të vendeve të reja të punës dhe investime”.

“Në vazhdim të takimeve me strukturat e Aleancës, sot në Klinë, pashë nga afër mobilizimin për fitoren e projektit tonë, me vizion të qartë për shtet sovran”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply