Lajme nga Maqedonia

Vazhdojnë përplasjet e partive politike për rastin “Reket”


Para se “La Verita” t’i publikojë video- materialet për rastin “Reket”, VMRO DPMNE nuk ka pasur njohuri për të njëjtat, pohon Igor Janushev në një intervistë për “Radio Evropën e Lirë”. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie thotë se me autorin e këtyre publikimeve Laris Gajser nuk kanë kurrfarë kontakti. Janushev nuk pret epilog të shpejtë të rastit pasi sipas tij, Maqedonia nga njëra anë e ka qeverinë më të paaftë, e cila cila tërësisht kontrollon gjyqësorin dhe prokurorinë.

Kjo është qeveria më e paaftë në historinë e Republikës së Maqedonisë, ndoshta edhe në historinë botërore. Nuk është thënë kot, nëse doni që një punë të mbetet pa përfunduar, formoni komision apo trup pune. Nuk pres asgjë as nga prokuroria. Pamë se Zoran Zaev dhe qeveria drejtpërdrejtë kontrollon gjyqësorin dhe prokurorinë. Kjo që po e them është një sistem që nuk funksionon”-tha Igor Janushev, VMRO-DPMNE.

Ndaj intervistës së Janushevit reaguan nga partia e LSDM-së në pushtet. Kërkojnë nga lideri i opozitës, Hristijan Mickoski që të mos fshihej pas statuseve të rrjeteve sociale, duke u përpjekur tu ikë përgjigjeve të pyetjeve.

Siç e pranove njëherë, duhet të dalësh para qytetarëve dhe të përgjigjesh. A je takuar me Nikolla Gruevskin në Budapest? A je takuar me dikë tjetër në Hungari dhe Slloveni dhe kush është ai? Çfarë lidhje ke me gazetarin nga gazeta italiane? Qytetarët, publiku, presin përgjigje për këto pyetje”-thonë nga LSDM

Janushev ndërkohë konfirmoi se opozita po përgatitet për një vjeshtë “të nxehtë”. Ai thotë se do të jenë protesta, bllokimi i rrugëve dhe institucioneve. Nga LSDM disa herë deklaruan se VMRO-DPMNE dëshiron zgjedhje, por “lut Zotin që mos të ketë”.

Ile Petrevski


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply