Lajme nga Kosova

Mirënjohës ndaj Pompeo për pozicionin parimor në mbështetje të Kosovës

16:39, 21 Gusht 2019

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për qëndrimin e tij karshi Kosovës.

“Dje Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo inkurajoi Serbinë që të përqendrohet në rifillimin e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim e përqendruar në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Sekretari Pompeo potencoj se ata duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit, dhe të angazhohen me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje dhe për të zhbllokuar potencialin e të dy vendeve”.

“Unë jam mirënjohës ndaj Sekretarit Pompeo i cili gjithmonë ka një pozicion parimor në mbështetje të Kosovës dhe në takimet e mia me të gjatë muajve të fundit ai ka shprehur mbështetjen e fortë për njohjen e Kosovës”.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply