Lajme nga Bota

Sulmohet adoleshentja myslimane në Dublin – pasi iu hoq mbulesa, u rrëzua për tokë dhe u godit me vezë

Një adoleshenteje myslimane thuhet se i është larguar me forcë mbulesa, është rrëzuar në tokë dhe është goditur me vezë nga një bandë të rinjsh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia po heton rastin pasi një video e sulmit në periferinë e Dublinit të Dundrum ishte postuar në internet.

Dhe tani po bëhet thirrje që legjislacioni efektiv i krimit të urrejtjes të futet në Irlandë për të frenuar dhunën dhe diskriminimin.

Një zëdhënëse e policisë ka thënë se nuk janë bërë arrestime dhe një hetim mbi incidentin e ndodhur të dielën po vazhdon.

Ndërkohë nënkryetarja e Partisë së Gjelbër Irlandeze Catherine Martin tha: “Kjo është absolutisht e tmerrshme. Ne duhet të qëndrojmë të vendosur kundër çdo racizmi”.

“Dhuna si kjo buron nga retorika raciste. Fjalët bëhen veprime. Ne duhet të dënojmë racizmin në të gjitha nivelet, nëse duam të ndalojmë vazhdimin e dhunës dhe diskriminimit”. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply