Kulture

Anton Quni merr një lajm të hidhur, ja me cilat fjalë e kujton dajën e tij Zef Karaqin

Kandidati për deputet i LDK=së e kryetari i Degës së LDK=së në Prizren sot ka marrë një lajm të hidhur. Quni ka humbur dajën e tij Zef Karaqin të cilin e kujton me mall me këto fjalë:
Zef Karaqi, dajë dhe idhull i imi!
Ne mesin e viteve 50-ta, ishin mbledhur shume burra e djem te ri te Ujzit dhe te fshatrave perreth per ta shikuar një ngjarje, jo aq te rendomt per ato kohera. Shqiptar, serb e malazez kishin krijuar një rreth ku ne mes ishte Zefi i ri, qe sa po kishte filluar të hedh shtatin, perballë nje djali me trup atleti, me i rritur dhe me i zhvilluar.
Askush tani nuk e mban më ne mend emrin e tij, perkunder asaj qe njihej si mundesi me i mire i asaj ane.
Ai ishte nje serb te cilin ende asnje shqiptar nuk kishte arritur te ia vendosi shpinen mbi tokë. Deshmitaret e asaj ngjarje tregonin se si Zefi me nje shpejtesi dhe force te pashpjegueshme e mbertheu atletin rreth belit, e ngriti lart ne ajer mbi supet e veta dhe e perplasi fuqishem me shpine per toke.
Dyluftimi mbaroj per vetem disa sekonda sepse Zefi nuk kishte hamendje, por thjeshtë ishte i vendosur te triumfoi. Serbet dhe malezezet po e terhiqnin zvarrë atletin kurse shqiptaret po e mbanin ne krahë Zefin si te ishte kupë e fitores.
Ngjarja u perfol shpejt duke i lënë vend imagjinates deri ne permasa te legjendave.
Nga ky moment Zefi ishte ne dyluftim per jete me te mire dhe më të dinjitetëshme per familjen, farefisin, miqët dhe kombin. Pa hamendje, me pune dhe ndershmëri, arriti te udheheq me qindra punetor në punishtet e Gjermanisë, Libisë, Egjiptit dhe Irakut. Luftoj kundra stuhive te shkretetires, diellit percellues e netëve te acarta.
I shpejt dhe i fort, i urte dhe i drejt, i dashur dhe i rrept do te behet idhull i shume te rinjëve.
Ishte edhe idhull i imi!
Nga sot ai do te pushoi i qetë ne dheun e Kosoves, pranë familjareve te tij, pranë Gasprit- deshmor i kombit.
Emri i Zefit nuk do te harrohet kurrë, sepse per triumfuesit edhe ne qofte se nuk shkruhet ne histori, mbesin legjendat.
Pusho ne paqe, daja im!

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply