Kombetarja

Ish-golashënuesi vlonjat bën analizën e kombëtares

Humbje, kritika, mendime, variante taktike e zgjedhje. Është një moment në të cilin mbi kombëtaren ajri është i ngarkuar. Pas 4-0 në Stade de France i kryqëzuari ishte Odise Roshi, peng i një pozicioni që nuk është i tij dhe tekniku Edy Reja, që e zgjodhi aty, duke i ditur karakteristikat e kundërshtarin kundër të cilit luanim. 73 vjecari ka marrë përgjegjësitë për zgjedhjen, ka konfirmuar skemën 3-5-2 dhe ka ulur në pankinë Roshin.

Krejtësisht kundër kësaj është ish-golashënuesi, Daniel Xhafaj, tashmë në rolin e trajnerit të moshave në shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Nuk mendoj se mundemi – tha vlonjati -. Nuk kemi luksin të mbajmë në pankinë një lojtar si Roshi. Është lojtari më me cilësi dhe në formë që kemi. I aftë të kalojë kundërshtarin dhe tepër i shpejtë. Nuk kemi askënd tjetër si ai, ndaj duhet gjetur mënyra për ta vënë në funksion dhe jo të ulet në pankinë se nuk di të mbrojë. Nuk di të mbrojë, por di të sulmojë”, ka përfunduar ish-sulmuesi i Flamurtarit, Dinamos, Tiranës e Skënderbeut.

Xhafa nuk e përjashton skemën e preferuar të Rejas. “3-5-2 është një modul që garanton ekuilibër – shpjegoi ish-sulmuesi -. Trajneri mendon se mund të mbrohemi më mirë, por kërkon lojtarë specifikë dhe në këtë moment ndoshta nuk i kemi. Por mund të funksionojë edhe duke dubluar pozicionin e Roshit, gjë që kundër Francës dështuam ta bëjmë. Pra nuk mendoj se ishte Roshi fajtori i vetëm, mos harrojmë se kundër Moldavisë hyri në të njëjtin pozicion dhe zgjidhi ndeshjen”.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply