Teknologji

Liveblog: Apple prezanton gjeneratën e re të iPhone

19:19 – Kushdo që blen një iPhone ose iPad merr 1 vit falas Apple TV+

19:19 – Apple TV+ debuton më 1 Nëntor në 100 vende të botës për 4.99 dollarë për familje.

19:15 – Cook prezantoi trailerin e filmit të ardhshëm SEE pjesë e të cilit do të jetë aktori Jason Samoa.

19:14 – Cook prezanton disa prej shfaqjeve të reja që po vinë në abonimet Apple TV+. Cook thotë se ka pasur mëse 100 milionë shikime vetëm të trailerave të tyre.

19:13 – CEO i Apple rikthehet në skenë. Tim Cook flet për Apple TV+

19:13- Apple Arcade kushton 4.99 dollarë për 100+ lojëra dhe një muaj provë.

19:12 – Apple Arcade debuton më 19 Shtator dhe në foton e paraqitur janë disa prej markave të njohura që do ti bashkohen.

19:10 – Apple tregon disa demo të lojërave që janë pjesë e Apple Arcade në App Store

19:06 – Anne Thai nga Apple thotë se Apple Arcade në fakt është një kategori në App Store

19:04 – Tim Cook prezanton Apple Arcade

19:01 – Tim Cook në skenë. “Kemi një mëngjes të ngjeshur me përplot produkte të cilat do tu emocionojnë.”

Apple do të prezantojë ditën e sotme modelet e reja të iPhone. Kompania do të organizojë aktivitetin në 19:00 me orën tonë lokale dhe ju mund ta shikoni atë direkt në YouTube.

Sipas spekulimeve kompania do të prezantojë tre smartfonë të rinj. iPhone 11 do të zëvendësojë iPhone XR, ndërsa iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max do të zëvendësojnë iPhone XS dhe XS Max respektivisht.

Apple gjithashtu mund të përditësojë orën inteligjente Apple Watch me një version prej titaniumi. Gjithashtu mund të prisni debutimin e iOS 13, iPadOS 13, tvOS 13 dhe macOS Catalina dhe watchOS 6.

Sa i përket prezantimeve të tjera, Apple është duke punuar në MacBook të rinj por nuk dihet nëse do të prezantohen në aktivitetin e sotëm. Sytë e të gjithëve janë tek iPhone i ri, por Apple mund ta përdorë konferencën edhe për produkte të tjera.

Për herë të parë mund ta ndiqni aktivitetin në YouTube nga të gjithë shfletuesit, Chrome, Firefox apo Edge.

Gjithashtu mund të ndiqni blogun tonë live që do të transmetojmë gjatë aktivitetit për të rejat më të fundit. /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply