Lajme nga Kosova

Analiza e Valon Sylës për sloganet e zgjedhura të partive politike (VIDEO)

Analisti politik, Valon Syla, ka analizuar secilin slogan të partive politike që kanë zgjedhur për zgjedhjet e 6 tetorit.

Për Lëvizjen Vetëvendosje ai tha se i kanë përdorur ato slogane përmes të cilave bëjnë thirrje për fitore dhe tregojnë e karakterin e tyre politik.

“Sloganet aprovohen edhe prej shefit partisë dhe në këtë rast Albin Kurtit që në vete ngërthen edhe karakterin e liderit. Vetëvendosja i ka ruajtur ngjyrat e veta tradicionale, kuq, zi dhe bardhë. “Erdhi Dita” e Vetëvendosjes është ky mesazhi kryesor që dëshirojnë të thërrasin për fitore”.

“Dita është sikur të themi dita e Vetëvendosjes apo Albinit është sinonim edhe i dritës. Do të thotë se do ta mundin të keqen dhe të errëtën”.
Ndërkaq, për sloganin e LDK-së “Besëlidhja”, Syla në Analiza Zgjedhore të Klan Kosovës, tha se kjo po përdoret për të treguar unitetin e brendshëm që ka partia.

“Fjala lidhje nënkupton aleancë siç e përdorin në gjuhën moderne partitë tjera. Gjithashtu ky term është përdorur edhe gjatë historisë sikurse janë Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Lidhja e Lezhës. LDK gjithmonë e ka pasë në vete një shpirt historik e romantik”.

“Termi “Besëlidhje” po përdoret edhe për të treguar unitetin partiak. E kemi një besëlidhje mes Agim Veliut, Lutfi Hazirit dhe shefave lokalë me influencë për një kandidate siç është Vjosa. Kjo mendoj se e kanë hedhur në letër për ta testuar se lidhja tyre është e vjetër. Besëlidhja që të tregojnë këtë karakterin e brendshëm të LDK-së që është një besë e lidhur dhe një mesazh uniteti”

“Ndërkaq, “Me Vjosën kryeministre” është slogan krejt tjetër që fokusohen te lideri se Vjosa është një aset kryesor që duhet të votohet më shumë se LDK-ja”.

Për Partinë Demokratike të Kosovës Syla tha se slogani “Të ndërtojmë të ardhmen për ty për shtetin”.

“Slogani e shpreh edhe liderin, Kadri Veselin. Kjo lidhet edhe me konceptin e PDK-së si parti shtetformuese, për qytetin, shtetin dhe ambiciet e kryetarit të PDK-së që e sheh veten dhe PDK-në si pjesë e rëndësishme e krejt saj”.

Ndërkaq, për sloganin e AAK-së “100% shtet. Dije, guxim dhe përkushtim”, Syla tha se përmes tij po përdoret populizmi dhe patriotizmi ekonomik.

“Kjo lidhet me taksën 100 për qind. Me dizajnin e ri dhe sloganin dëshirojnë që ta mbajnë vëmendjen te taksa, patriotizmi ekonomik dhe popullzimi. Me PSD-në është një aleancë. Guximi dhe muskujt e AAK-së dhe dijen e PSD-së. Këtë janë munduar ta theksojnë dhe si slogan është efektiv. Fokusi i gjithë kësaj liste është që të heqë çdo vëmendje nga skandalet e mundshme. 100 përqindëshi ka qenë popullor dhe është pranuar mirë nga kosovarët në kuptimin e populizmit”.

Për sloganin “Bashkë për Shtetin” i Nismës, AKR-së dhe PD-së, Syla tha se është funksional për fushatën e tyre.

“Është një simbolikë për koalicionin dhe votuesin. Shteti është një slogan pak i njëjtë me PDK-në,, por edhe dëshira për ta forcuar shtetin. Kanë bërë zgjedhje të thjeshtë dhe funksionale për fushatën e tyre”.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply