Lajme nga Shqipëria

Dekreti për rrëzimin e 30 qershorit, nga Gjermania? Meta i prerë: S’ka lidhje me asnjë faktor të jashtëm!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se vendimi i tij për të çdekretuar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore nuk ka lidhje me asnjë faktor të huaj.

I pyetur në studion e “Syri.net”, nëse dekreti që rrëzoi 30 qershorin erdhi nga Gjermania, pasi Meta sapo ishte kthyer nga një vizitë atje, Kreu i Shtetit është shprehur “unë nuk trysnohem nga asnjë forcë, e brendshme apo e jashtme. Vendimi im nuk ka asnjë lidhje me asnjë faktor të huaj, por vetëm me situatën e brendshme.

Garantimi i pluralizmit dhe zgjedhjet e lira e të ndershme është një detyrim. Edhe pa këto probleme të tanishme, Shqipëria kishte probleme të mëdha nga zgjedhjet e kaluara, si ato të dosjeve që dihet botërisht se nuk janë hetuar”.

Sa i takon vizitës së tij në Gjermani para vendimit për të rrëzuar 30 qershorin, Meta tha kjo vizitë ishte konfirmuar prej kohësh.

“Vizita në Gjermani ishte konfirmuar prej kohësh dhe nuk pasur asnjë lidhje me dekretin. E gjithë përpjekja ka qenë që Shqipëria të mos ndahej nga Maqedonia në qershor, pasi në qershor ka pasur një vendim shumë më të mirë për Maqedoninë se për Shqipërinë”, u shpreh Meta.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply