Lajme nga Maqedonia

“Bomba” të reja për rastin “Monstra”, Janakievski zbulon shkaqet e vrasjes së peshkatarit


Bombat e para për “Monstrën” shpërthyen në Gjykatën Penale. Në 25 përgjimet e sotme dolën në pah bisedat ndërmjet ish Kryeministrit Nikolla Gruevski, ish Ministrave Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Blerim Bexheti, ish shefit të Dsk-së Sasho MIjallkov, Orce Kamçevit, Llatasit dhe të tjerëve.

BISEDA: Mile Janakieski – Gordana Jankullovska
G.J. Deri më tani nuk kemi pasur vrasje më makabre dhe rast më të komplikuar në historinë e shtetit.
Veturën e kemi si dëshmi, do ta zbulojmë nga ka lëvizur atë ditë.

M.J. Vrasje e rëndë ka qenë edhe ajo e ushtarëve në Karpallak, por kjo vrasja ishte mirë e organizuar, ata kishin qenë profesionistë. Madje, peshkatari i vjetër është vrarë tek Liqeni sepse ishte dëshmitarë.

Në bombat e dëgjuara ndërmjet Gruevskit dhe Jankullovskes, ministrja e brendshme i raporton shefit të tij se në protestat e shqiptarëve të bëra kundër rastit “Monstrës”, do të duhet të arrestojnë protestuesit, që kanë thyer dritaret tek muzeu i VMRO-së. Nuk mbeti pa u marr me këtë çështje as nëna e ish-kreyministrit, Nada Gruevska, duke biseduar me nipin e saj Vllatko MIjallkov. Ajo në këtë bisedë thotë se ka një ide të cilën nuk mund ta thotë në telefon por do t’ia thotë personalisht Sasho Mijallkovit.

BISEDA: Nada Gruevska – Vllatko MIjallkov

N.G. Nuk e dimë a janë dorasit shqiptarë, mund të jenë bullgarë ose grekë, por nga dëshmitë shihet se kanë lënë pak gjurmë. Ende nuk e kam të qartë çfarë kanë kërkuar ata 4 djem atë natë tek Liqeni i Smilkovës? Mesa e di ata nuk kanë qenë peshaktarë!

V.M. Nuk ka vrasje të përkryer, do të merret vesh por nuk e dimë sa do të zgjatë kjo çështje.

Në bisedën e përgjuar mes dy ish-ministrave të 15 marsit 2013, Jankullovska i thotë ish ministrit të Drejtësisë Blerim Bexheti që të dërgoj kërkesën për ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismajloviqit, por mos të bëhet ekstradimi madje të anulohen edhe seancat gjyqësore para zgjedhjeve. Në këmbim të këtij shërbimi, Bexheti i kërkon Jankullovskes që të intervenoj përmes ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkovit për të liruar nga paraburgimi njërin nga të akuzuarit për armëmbajtje pa leje.

BISEDA: Sasho MIjallkov – Gordana Jankullovska

“S.M. DO t’i bëjmë presion Blerimit për ta nënshkruar kërkesën, por mos të ketë popmozitet Mediatik, por ai kërkon që para zgjedhjeve mos të ketë seanca të këtij rasti në gjykatë.

G.J. Me rëndësi është që ai të nis kërkesën për Kosovë, për datën e ekstradimit do të kalkulojmë. Sigurisht që do ta lëmë në heshtje sa të kalojnë zgjedhjet.”

Prokurorja Fatime Fetai tha se në zbulimin e dëshmive të reja të ish-speciales u kuptua mjaft. Por, analizimin e përmbajtës së tyre do ta thonë vetëm në fjalën e tyre përfundimtare.

E nderuara Fetai, na intereson të dimë për rastin ‘Monstra’, a mendoni se kanë vlerë të gjitha ato që u dëgjuan në gjykatë?

D.m.th. ajo çfarë duhej të dëgjohet u dëgjuan. Kush janë njerëzit që flasin në ato biseda. Koha e saktë kur janë zhvilluar ato biseda. Përmbajtjen e tyre e keni të qartë. Të gjithë ishit prezentë në sallën e gjyqit. Analizë të çdo prove, duke përfshirë këtu edhe bisedat që i dëgjuam sot do të ketë në fjalën përfundimtare. Deri atëherë duhet të keni durim – u përgjigj Fatime Fetai, prokurore.

Sipas avokates të palës së dëmtuar, “Bombat” nuk kanë nxjerr në pah ndonjë detaj të rëndësishëm përveç pazareve politike mes ministrave.

Diçka konkrete nuk ka, por është e çuditshme dhe ngritën pikëpyetje që kur janë arrestuar dy të dyshuarit në Kosovë, pse nuk u bë ekstradimi. Dëgjuat nga biseda e ish Ministres së brendshme Gordana Jankullovskes me ish Ministrin e Drejtësisë Blerim Bexhetin që të dërgohet kërkesa e ekstradimit tek autoritetet kosovare, por për ekstradimin do të merren vesh me kohë -tha Dafinka Ivanovska, avokate.

Nga pala mbrojtëse e të akuzuarve thonë se do të presin të gjitha bombat për të formuluar një përmbajtje të qartë se sa do të shërbejnë këto fakte për zbulimin e të vërtetës.

Unë do të prisja që t’i dëgjojmë të gjitha bombat, duke u bazuar në faktin se edhe Prokurori Publik deklaroi se janë në numër të madh dhe pastaj do të mund të japim komentet e duhura – u shpreh Asmir Alispahiq, avokat.

Kjo vonesë e shkurtër bëri që dy avokatët Naser Raufi dhe Asmir Alispahiq të dënohen nga trupi gjykues me nga 500 euro, për shkak të vonesës në seancën gjyqësore. Ndërkaq, seanca e sotme ishte ndryshe edhe për prokurorët, të cilët më nuk e kanë statusin special. Për dallim nga herët tjera Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski, erdhën në mënyrë modeste në gjykatë me një veturë tjetër të ish PSP-së, duke hyrë dhe dalë nga dera kryesore e gjykatës. (Atmos.)
Në seancat e radhës të caktuar më 4 dhe 10 tetor do të vazhdojnë të dëgjohen bisedat e përgjuara këtë lëndë, të cilat së bashku me sms porositë arrijnë në 133 mijë materiale.

Adnan Qaili


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply