Teknologji

Ja sesi të aktivizoni pamjen e errët në Gmail

Me Android 10 Google solli aplikimin e një ndërfaqe të errët në nivel sistemi por lehtësisht mund të aktivizohet edhe me aplikacione individuale të Google si Calculator, Calendar apo YouTube.

Por Google nuk ka lejuar aplikimin e saj kudo dhe disa aplikacione popullore si Chrome nuk e kanë këtë funksion.

Gmail gjithashtu ka qenë një prej tyre por jo më. Google ka lançuar një ndërfaqe të errët të Gmail në Android 10.

I ashtuquajturi “Dark Mode” sot po kërkohet në masë nga përdoruesit. Përpara se Android-i ta implementonte në nivel sistemi, kishte filluar aplikimi i saj në aplikacione individuale si Facebook Messenger, Slack dhe aplikacioni Reddit.

Edhe Apple ndoqi trendin me iOS 13 që do të debutojë pas pak ditësh. Versioni i ri i sistemit të Apple do të aplikohet gjerësisht nga sfondet, tek njoftimet dhe aplikacionet e kalendarit dhe mesazheve.

Gjithashtu nëse keni telefon me ekran OLED, me “Dark Mode” mund të kurseni edhe jetëgjatësinë e baterisë përveçse të mbroni sytë tuaj natën.

Ja sesi të aktivizoni ndërfaqen e errët në Gmail në Android 10

Edhe pse shumica e aplikacioneve të Google e aktivizojnë ndërfaqen kur ndizet në nivel sistemi, në Gmail duhet bërë individualisht.

  1. Në aplikacionin Gmail klikoni menunë hamburger
  2. Shfletoni në fund të listës dhe klikoni Settings
  3. Klikoni General Settings
  4. Në krye të listës klikoni Theme
  5. Shtypni Dark nëse nuk e keni të aktivizuar /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply