Lajme nga Shqipëria

Negociatat/ Debat i ashpër në “Real Story”, Ngjela tregon formulën ‘shpëtuese’ të Shqipërisë

TIRANË

Të pranishmit në emisionin “Real Story” në News 24 kanë diskutuar në lidhje me procesin e negociatave dhe shanset reale që ka Shqipëria për të marrë një përgjigje pozitive. Avokati Spartak Ngjela tha se Shqipëria mund të përfitojë hapjen e negociatave vetëm në sajë të zhvillimeve gjeopolitike në rajon.

Nga ana tjetër, analisti Agron Gjekmarkaj tha se edhe nëse hapen sot negociatat me Bashkimin Europian, prapë kryeministri Edi Rama mbetet i dështuar në raport me premtimet që ka bërë ndaj qytetarëve shqiptarë.

Pjesë nga debati:

Ngjela: Këta për 20 ditë nxjerrin Gjykatën Kushtetuese. Ruajuni se mund të bini në kurthin më të rëndë. Nëse ndërkombëtarët iu thonë  për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo i rrëzon zgjedhjet, do t’iu kërkojnë të hyni në zgjedhje. Filloni rigruponi veten. Rama tallet me ju.

Gjekmarkaj: Së pari njëherë hapja e negociatave janë premtuar shumë herë. Edhe nëse hapen sot, Edi Rama është prapë i dështuar në raport me atë që iu ka premtuar qytetarëve.

Ngjela: Ne na jep negociatat vetëm gjeopolitika në Ballkan. Problemi qëndron se çdo të bëhet pas?

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply