Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Mjekët protestojnë kundër dhunës ndaj tyre

Miratimi urgjent i një ligji për veprimtarinë e doktorëve që do të hartohet në bashkëpunim me të gjitha shoqatat e reparteve, baraspeshim ligjor urgjent të sulmit të personelit mjekësor me sulm të personit zyrtar, sigurim policor i të gjitha institucioneve kryesore shëndetësore, veçanërisht qendrave të urgjencës si dhe organizim të detyrueshëm dhe sistem të kontrollit të brendshëm, si dhe përmirësimi të profesionistëve mjekësorë që janë joprofesionalë ndaj pacientëve. Këto janë kërkesat e mjekëve që u shpalosën në protestën e sotme me moto “Stop dhunës ndaj punonjësve të shëndetit”. Nenad Lazarov në emër të Asociacionit të Specializantëve dhe Mjekëve të Rinj, tha se sulmi ndaj stafit mjekësor është barra më e rëndë mbi supet e tyre nga ky sistem shëndetësor. Ai nënvizoi se nëse nuk ndërmerren hapa për përmirësime, do të ndalojnë së punuari derisa të zgjidhen këto çështje.

Nenad Lazarov, Asociacionit të Specializantëve dhe Mjekëve të Rinj.
“Për këtë arsye nuk lejohet asnjë dhunë ndaj personelit mjekësor. Jemi mbledhur për të thënë mjaft. Kjo do të jetë revolta jonë e fundit, nuk duhet të lejojmë më që punonjësit e shëndetësisë të sulmohen. Për shumë vite, tendencat dhe fushatat negative kanë ndikuar në profesionistët e mjekësisë, dhe qëllimi është që të vihen në pah vendimet e këqija të menaxherëve të sistemit. Është koha për të ndërmarrë veprime për të përmirësuar kushtet për punëtorët dhe pacientët. Ne do të ndalojmë së punuari derisa të zgjidhen këto çështje”

Të pyetur nëse do të ketë protesta të ardhshme, nga shoqata thanë se për momentin nuk ka paralajmërime, por nëse fillon protesta tjetër, e njejta nuk do të përfudojë. Në protestën e mbajtur në Qendrën Klinike i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se ndodhet aty me qëllim që t’a mbështesë protestën. Filipçe dënoi edhe një herë dhunën ndaj mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë. Ai nënvizoi se ka filluar fushata për të rikthyer besimin midis pacientëve dhe punonjësve të shëndetit.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
Ne kemi filluar një aksion me Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme për të treguar se të gjitha këto sulme janë të ndëshkueshme, se ka gjoba me para, por edhe burg. Një pjesë e sulmuesve, në rastet e fundit të dhunës ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor, përfunduan në paraburgim”

Ai gjithashtu paralajmëroi masa për të rritur dinjitetin e mjekëve, përmes, siç tha ai, rritjen e pagave dhe përmirësimin e shërbimeve për të cilat punojnë. Protesta pason pas sulmeve të fundit të mjekëve dhe personelit mjekësor në spitalet e Shkupit, Tetovës dhe Kavadarit. Në protestë mbështetje poashtu ofroi edhe Sindikata e Qendrës Klinike, si dhe anëtarë të shoqatave të punonjësve shëndetësorë.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply