Lajme nga Maqedonia

Mbetet pa zgjidhje problemi me çatinë e Spitalit për dializë në Strugë


Pas shiut të fundit në rajonin e Ohrit dhe Strugës, sindikata e mjekëve dhe e personelit mjekësor nga Spitali i dializës në Strugës, ka aktualizuar problemin me çatinë e shkatërruar të spitalit, e cila pikon pas çdo reshje të shiut. Pas reshjeve, personeli ujin e nxjerr me kova ndërsa pacientët me krevatet e tyre detyrohen të dalin nga dhomat.

Po afrohet dimri dhe kuptohet ky problem pritet të zgjidhet. Duhet të ketë në instanca më të larta ndërsa Sindikata duhet ta mbështesë këtë, por kjo është në domene tjera – tha Ksenia Majstoroviq, kryetare e Sindikatës së spitalit.

Drejtori i spitalit, Aco Poposki thotë se procedura për ndërtimin e çatisë së re është në Ministrinë e shëndetësisë. Është njoftuar edhe ministri Filipçe.

Kuptohet se moti mund të përkeqësohet, por do të fillojmë nga pjesët më të rrezikuara. Mendoj se Ministria e shëndetësisë e ka topin në duart e veta dhe se së shpejti presim që ta tejkalojmë këtë problem – deklaroi Aco Poposki, drejtor i spitalit.

Zëvendës- ministri i shëndetësisë, Asim Musa para disa ditëve për Alsat pohonte se tashmë është zgjedhur edhe kompania për realizimin e punimeve dhe se pritet vetëm firmosja e kontratës. Por, drejtori Poposki tha se sipas informatave që ai i posedon, tenderi është anuluar derisa të mos zgjidhen këto dilema. Në qendrën e dializës, e ndërtuar në vitin 1984, çdo ditë kurohen pacientë nga mbarë Maqedonia, por edhe nga Shqipëria fqinje. Çdo ditë qindra pacientë marrin dializë ditore. Alsat dy herë ka kërkuar përmes emailit përgjigje për gjendjen edhe nga Ministria e shëndetësisë, por ende pa përgjigje.

Miki Trajkovski


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply