Lajme nga Shqipëria

Publikuan lajmin e rremë për termetin, shoqërohen në polici dy gazetarët

Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në rrjetet sociale se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, uniformat blu kanë shoqëruar në Polici dy gazetarë të dy portaleve, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, që shkaktuan panik te qytetarët.

Policia e Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët.

“Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen më të kujdesshëm në njoftimet që shpërndajnë, duke kërkuar informacion zyrtar para publikimeve të lajme që krijojnë frikë e panik tek qytetarët”, shkruhet në deklaratën e Policisë.

(n.b/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply