Lajme nga Maqedonia

“Zhvatja”, nesër merret në pyetje Boki 13, të martën Janeva

Javën që vjen, do të meren në pyetje dy të akuzuar për rastin Zhvatja,ish kryeprokurorja e speciales  Katica Janeva dhe Bojan Jvanovski – Boki 13, njofton Shenja. I akuzuari i parë Bojan Jovanovski, të hënën është thirrur për të dhënë deklaratë në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Boki 13 përballet për herë të parë me prokuroren Vilma Ruskovska, e cila e ndjek këtë rast. Ndërsa vetëm një ditë më vonë, në pyetje pritet të merret edhe Katica Janeva.

Janeva, e cila është shkarkuar nga funksioni i prokurores dhe është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Zhvatja”, të marten përsëri do të japë deklaratë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këtë informacion e bëri të ditur avokatja e saj Irena Daniellova Fërçoska, në një intervistë për emisionin “360 gradë”. /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply