Lajme nga Dibra

Fillon festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni”

Teatrot nga Tetova, Kumanova, Gjirokastra, Prishtina, Gjilani dhe Presheva do të jenë mysafir  në “Teatrin e 18-të shqiptar në Maqedoni”, që fillon sonte në Dibër.

Festivali do të zgjasë  shtatë ditë, ndërsa e hap teatri kumanovar – drama shqiptare me shfaqjen “As andej as këndej”, në dramatizim të Ilir Ajdinit, ndërsa  në regji të Kastriot Abdilit.

Mbrëmjen e fundit, para ndarjes së çmimeve për  shfaqjen më të mirë, regjinë, aktorin dhe aktoren, para dibranëve, jashtë  konkurencës, do të marrë pjesë teatri kombëtar kosovar me shfaqjen “Karnevalet korçare” në regji të Altin Bashës.

“Teatri shqiptar në Maqedoni” tradicionalisht mbahet në Qendrën e kulturës në Dibër, ndërsa financiarisht është mbështetur nga Ministria e Kulturës me 600.000 denarë. Festivali është mbështetur edhe nga pushteti lokal, si dhe disa kompani.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply