Kombetarja

Cikalleshi gati të ndëshkojë mikpritësit e tij

Dy transferta. Dy ndeshje ku nuk lejohen gabimet, e ku rezultati i vetëm që vlen është fitorja. Natyrisht nëse në mendje është kualifikimi, atë që kuqezinjtë e ëndërrojnë ta bëjnë të mundur për herë të dytë në histori. Por llogaritë bëhen me Turqinë, e aftë të mposhtë edhe Francën kampione e botës e me Moldavinë tre ditë më pas. Sokol Cikalleshi, sulmuesi më në formë i kombëtares, do të jetë përballë një skuadre që e njeh mirë, me lojtarë me të cilët në pjesën më të madhe ka luajtur në kampionatin turk. Rëndësinë e 90 minutave në Stamboll e kupton fare mirë sulmuesi kavajas: “Një sulmues e motivojnë golat, e bëjnë që të vazhdojë të punoj më shumë. Jam në formë të mirë dhe gati të ndihmojë Kombëtaren. Ndeshja me Turqinë është një nga ndeshjet më të vështira, pasi ata janë favoritë. Ndihemi mirë dhe do ta përgatisim ndeshjen në mënyrë sa më të mirë. Do të shkojmë në Turqi për të fituar ndeshjen edhe pse do jetë e vështirë”.

Kualifikimi është objektiv i komplikuar, sepse Turqia përvecse ka fituar ndeshjen direkte me kuqezinytë, ka edhe një fitore me Francën që peshon. Ndaj, të besuarit e Rejas duhet të shkojnë të bëjnë gioditjen në transfertë, me kushtin që të vazhdojnë të fitojnë edhe më pas, si shansi i vetëm për tia dalë…: “Me Islandën bëmë gjysmën e punës për të vazhdua ëndrrën – shpjegoi Cikalleshi -. Pa rezultat pozitiv ndaj Turqisë nuk vlen ajo fitore, por duhet të vazhdojmë të fitojmë edhe kundër Andorras, sepse e tillë është situata”.

Mungesa e madhe e kuqezinjve do të jetë Elseid Hysaj, i dëmtuar rëndë në ndeshjen e të dielës Torino-Napoli. Mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për dy transfertat, edhe pse kohët e rikuperimit nuk janë saktësuar ende. Për Cikalleshin mungesa e shkodranit do të jetë një problem për tu zëvendësuar, për kontributin që jep lojtari në fushë dhe jashtë saj: “Fola pak me të, më vjen keq që do të mungojë. Është humbje e madhe për ne. Edhe ndaj Islandës, bëri një nga ndeshjet më të mira duke shënuar edhe gol. Mendoj se në atë pozicion ka lojtarë të tjerë si Roshi, që bën mirë. Uroj që të mos e ndjejmë mungesën e tij”.

Shqipëria në datën 11 tetor do të sfidojë Turqit në Stamboll, një kundërshtar që na ka mundur në Loro Borici, duke i dhënë fund kohës së Panuccit, ndërsa në 14 tetor kuqezinjtë do të përballen me Moldavinë, kundërshtari ndaj të cilit Reja mori fitoren e parë si trajner i Shqipërisë.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply