Receta

Kek me arra, shërbet dhe krem – Balkanweb.com

Nga Zonja Katerina
Përbërësit

3-4 kokrra vezë, 1 ½ filxhan çaji miell, 1 filxhan çaji arra, ½ filxhan sheqer, ½ filxhan vaj, 1 ls kanellë, 1 bustinë vanilje, 1 ls pluhur pjekës

Sherbeti:
2 filxhanë sheqer, 2 filxhanë ujë, 1 filxhan kafe ekspres

Kremi:
1 gotë pana ëmbëlsire, 2 gota qumësht, 3 lugë supe niseshte, 3 lugë supe sheqer, 1 bustinë vanilje.

Përgatitja

Rrahim vezët me sheqerin sa të rritet volumi e masa të bëhet si krem. Perziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe me kanellën dhe fillojmë ta shtojmë gradualisht tek vezët duke e situr dhe duke e përzier nga poshtë lartë. Gjatë kohës që shtojmë miellin shtojmë dhe vajin dhe më pas arrat e grira.

Lyejmë një tavë me pak gjalpë ose vaj dhe hedhim masën e përgatitur dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 175-180 gradë Celsius për 40 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim në një tenxhere ujin dhe sheqerin dhe e lemë të ziejë për 5 minuta. Në fund shtojmë 1 filxhan kafe ekspres dhe e lemë sherbetin të ftohet.

Pasi keku të jetë pjekur e sherbetosim dhe e lemë që ta përthithe mirë sherbetin.

Ndërkohë përgatisim kremin me të cilin do të servirim kekun me arra. Vendosim qumështin të ngrohet dhe ndërkohë trazojmë në një enë panën me niseshten, vaniljen dhe sheqerin. E shtojmë tek qumështi dhe e lemë kremin të marrë valë.

E lemë kremin të ftohet dhe pasi keku ta ketë përthithur plotësisht sherbetin vendosim kremin mbi kek duke e niveluar mirë. E spërkasim në fund me pak arra të thërrmuara dhe e lemë të ftohet për ta shijuar më pas.

(Vila24/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply