Teknologji

Çmimi nobel në Kimi shkoi për shpikësit e baterive lithium-ion

Tre shkencëtarë kanë fituar çmimin Nobel në Kimi për 2019 për zhvillimin e baterive lithium-ion.

John Goodenough, Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino kanë ndarë çmimin për punën e tyre në këto pajisje të rikarikueshme të cilat përdoren për pajisjet elektronike portative.

Në moshën 97-vjeçare, profesori Goodenough është nobelisti më i vjetër në moshë të cilit i është dhënë ky çmim ndonjëherë.

Janë bateritë lithium-ion ata të cilat kanë bërë të mundur botën mobile në të cilën po jetojmë sot. Treshja do të ndajë një çmim prej 900 mijë dollarësh.

Bateritë lithium-ion janë të lehta, të rikarikueshme dhe të fuqishme dhe përdoren kudo nga telefonët mobil, tek laptopët dhe makinat elektrike.

Përveç përdorimit të tyre në pajisjet elektronike, bateritë mund të shfrytëzohen për të ruajtur energjinë nga burime të rinovueshme si ajo diellore dhe energjia e erës.

Ndërtimi i baterive lithium-ion nisi gjatë krizës së naftës të viteve 1970. /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply