Lajme nga Shqipëria

Temperaturat e rrezikut në nënproduktet e mishit, Alban Zusi: Risk për sigurinë e konsumatorit

Drejtori ekzekutiv, AFI (Albanian Food Industry) Alban Zusi i ftuar në emisionin “Alert” në News24, nga Granit Sokolaj ka folur për temperaturat e rrezikut në nënproduktet e mishit, si sallam, proshutë etj.

Ai deklaroi se në supermarkete mungojnë termometrat që masin temperaturën dhe se konsumatori duhet të ndërgjegjësohet, që ta kerkojë atë. Si problem dhe risk për sigurinë e konsumatorit, Zusi i sheh supermarketet e vogla që gjatë natës fikin frigoriferin për të mos harxhuar energji elektrike. Përsa i përket kontrolleve, Zusi sulmoi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) që sipas tij krenohet për 16 mijë inspektime në vit, ku 14 mijë janë në pikat doganore.

“80% janë inspektime të AKU në pikë doganore, ku nuk është aty risku më i madh, por tek supermarketet që heqin prizat në darkë. Duhet të ketë më shumë monitorim, pasi ndryshimi i temperaturës, ngrohje-ftohje e prishin produktin. Për shkak të kushteve jo të duhura ulet kohëzgjatja e jetëgjatësisë së produkteve, në të kundërt shkon deri në 2 muaj.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply