Lajme nga Shqipëria

“Peter Handke ka ngjallur neveri ndërkombëtare”, shkrimtari: “Nobel-i” ka një kusht, autori s’duhet të…

Shkrimtari Sadik Bejko i ka cilësuar “të neveritshme” sjelljet e shkrimtarit austriak, Peter Handke, që u vlerësua me çmimin “Nobel” nga Akademia Suedeze.

Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, shkrimtari Bejko tha me tone të ashpra se çmimi “Nobel” ka një kusht: që autori nuk, duhet të jetë luftënxitës, racist apo pro shfarosjes së kombeve.

Sipas tij, Peter Handke e ka humbur reputacionin e një njeriu të mirë, pas sjelljes së tij për të mbështetur hapur krimet në Jugosllavi dhe Slobodan Millosheviç.

“Ka dy probleme, së pari, a është shkrimtar i mirë Peter Handke. Sigurisht që është i mirë. Çmimet Nobel kanë një kusht: autori nuk duhet të jetë prolutës, nuk duhet të jetë luftënxitës, racist, për shfarosjen e kombeve, pra ka dhe një përbërës moral. Që kur ka mbështetur hapur krimet e që kanë ndodhur në Jugosllavi dhe Millosheviçin direkt, aty Peter Handke e ka humbur reputacionin e tij të njeriut të mirë, që meriton ndaj tij të drejtosh vëmendjen.

Atë e kanë quajtur “idiot, hajvan”. Në Gjermani, i hoqën çmimin “Henrik Hajner”, në Paris i hoqën dramën nga qarkullimi menjëherë. Në të gjithë botën, kjo përkrahje e njerëzve që bënë masakra në Ballkan, ka nxitur revoltë ndaj tij, me të drejtë.

Ai ka një sjellje publike të neveritshme, të shëmtuar. Ai vazhdon të jetë një mik i popullit serb, por ka qenë mik i atyre që kanë bërë masakra dhe këtu është problemi i tij, që ka ngjallur neveri ndërkombëtare. Është e përcaktuar qartë që shkrimtarët nuk duhet të nxisin luftëra mes kombeve”, u shpreh shkrimtari Bejko.

(d.ç./BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply