Lajme nga Maqedonia

Zaev beson se do të ketë datë për bisedimet, Mickoski skeptik

Është koha që BE të mbajë fjalë. Ne e meritojmë këtë. Jam i bindur se Këshilli Evropian më 17 dhe 18 tetor do të sjellë vendimin e shumëpritur për fillim të bisedimeve me vendin. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se është i vetëdijshëm se nga 18 tetori vendi nuk do të jetë anëtare e plotë e BE-së.

Zoran Zaev, kryeministër

“Jemi të bë bindur se ajo është rrugë, se është proces në të cilin duhet të kalojmë. Presim që ta bëjmë hapin e ardhshëm, kjo është fillimi i bisedimeve, hapjen e kapitujve për fondet qasëse që të vazhdoj transformimi i shoqërisë sonë drejt shoqërisë evropiane. Këto janë qëllimet tona”

Nga ana tjetër kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski nuk beson se vendi do të merr datë për fillimin e bisedimeve për Bashkimin Evropian.

Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Data do të jetë jashtëzakonisht e kushtëzuar, ndërsa sipas lajmeve që i kam, është e mundur që datë të mos ketë fare. Përse nuk mjafton nënçmimi nacional që e bërën. Partnerët tanë shohin se në vendin tonë sundojnë hajdutët.  Pikërisht nga këto arsye, data jo vetëm që do të jetë e kushtëzuar, por edhe do të anulohet për ndonjë periudhë tjetër”,

Ndër vërejtjet që mund t’i jepet shtetit për mosdhënien e datës është edhe mosmiratimi i Ligjit për Prokurori. Pushteti edhe opozita ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për këtë ligj. Megjithatë kryeministri Zoran Zaev, beson se vendimi nuk do të bie por shkak këtij ligji, por se do të ishte mir miratimi i tij, që të shmanget edhe një pengesë.

Enis Murtezi /SHENJA/

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply