Lajme nga Diaspora

Boksieri nga Suedia i bashkohet Vetëvendosjes

Në Suedi, ai është shpallur tetë herë kampion boksi

E Mërkurë, 16 Tetor 2019 – 22:00
albinfo.ch

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar boksieri i njohur shqiptar që jeton në Suedi, Naim Terbunja.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “në Suedi, ai është shpallur tetë herë kampion boksi dhe ka përfaqësuar këtë shtet në Lojërat Olimpike të mbajtura në Peking gjatë vitit 2008”.

Postimi i plotë:

Naim Terbunja anëtarësohet në Lëvizje. Naimi është boksier profesionist me një karrierë të bujshme prej 236 meçeve gjithsej dhe me vetëm një humbje. Ai ka lindur në vitin 1984, në Prishtinë, por për shkak të rrethanave politike të asaj kohe është detyruar të largohet në moshë të hershme për në Suedi. Atje, Naimi ndoqi pasionin e tij për sportet, e veçanërisht për boksin, duke renditur sukseset.

Në vitin 2009 ai ka fituar Golden Gloves në New York, për ta përfaqësuar më pas këtë shtet në garën nacionale në ShBA. Si profesionist, ai ka fituar tre herë turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari” që organizohet në Kosovë, dhe me të njëjtin sukses i ka përmbyllur disa turne të tjerë jashtë vendit.

Në Suedi, ai është shpallur tetë herë kampion boksi dhe ka përfaqësuar këtë shtet në Lojërat Olimpike të mbajtura në Peking gjatë vitit 2008.

Me talentin dhe përkushtimin e tij, Naimi ka ngadhënjyer. Tani, me dëshirën t’iu ndihmojë edhe të rinjve që kanë talentin e pasionin në sportin individual, ai iu bashkua VETËVENDOSJE!-s. Jam i lumtur për këtë gjë. Naimin e takova përmes aktivistit tonë të përkushtuar, Sekretarit Organizativ të Pikës tonë në lagjen Bregu i Diellit të Prishtinës, Milot Podvorica.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply