Lajme nga Kosova

Kurti të tregojë gjenerozitet karshi partnerëve në koalicion

23:03, 16 Tetor 2019

Analisti politik, Visar Azemi, ka dhënë mendimin e tij sa i përket situatës së tanishme në lidhje me votat dhe krijimin e qeverisë.

Duke folur për partinë Nisma në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova, ai tha se nëse hyjnë në parlament “do i dobësonte dy partitë kryesore për nga numri i deputetëve në parlament, por në ekuacion Nisma do t’i shtonte dy deputete të tjerë”.

“Nëse Nisma i bashkëngjitet LDK-së dhe VV-së, mund të themi që përveç atyre dy votave, në ekuacionin e përbashkët nuk shoh ndonjë ndryshim tjetër të madh”.

“Kurti si mandatar i qeverisë së ardhshme po e shoh pak që duhet me tregu një gjenerozitet karshi partnerëve që do t’i ketë në koalicion për hir të ndryshimeve që i ka proklamuar, për arsye se në të kaluarën në marrëveshjet në parim që janë bërë, ato janë thyer pikërisht kur është ardhur në pyetje ndarja e resorëve të caktuar. Kjo është diçka që s’kishim dashur të shohim, por që të gjithë jemi duke e kërkuar krijimin e qeverisë sa më shpejt”.

Ai foli po ashtu edhe në lidhje me peshën e votave të diasporës:

“Kontributi i diasporës është i pamohueshëm. Shumica e tyre bëjnë jetesë të dyfishtë, herë në Kosovë e herë atje ku janë dhe nuk mundemi me i mohu që të jenë pjesë e vendimmarrjes qoftë në nivel lokal apo qendror”.

“Të paktën nga një herë ose dy edhe ata i përjetojnë problemet tona, sepse secili prej tyre ka punë me ujin, rrymën, taksën dhe nuk mundemi t’i përjashtojmë edhe në këto situata zgjedhjesh dhe duhet t’i kemi pjesë përbërëse të sistemit tonë”.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply