Lajme nga Maqedonia

NATO, Britania e Italia ratifikojnë protokollin


Italia dhe Britania e Madhe sot e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Italia, e cila është vendi i 23-të që ratifikoi Protokollin, kohë më parë e kaloi atë në odën e ulët të Kuvendit, por procesi u zvarrit për shkak të krizës. Si vend i 24 që Ratifikon protokollin për anëtarësim të vendit tonë në NATO, është Britania e Madhe. Sipas ligjeve të këtij shteti, protokollin e nënshkroi ministri i punëve të jashtme Dominik Rab. Në profilin e tij në Twiter, ai njoftoi se ka nënshkruar protokollin dhe me padurim pret që Maqedonia e Veriut të jetë zyrtarisht anëtare e NATO-s dhe të mund të ndihmojë në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Pritet edhe ratifikimi nga Spanja, Franca, Holanda, Islanda dhe SHBA-ja.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply