Lajme nga Shqipëria

“Shengeni Ballkanik”, Gent Cakaj: Nuk po krijojmë ish-Jugosllavinë, Kosova është qëllimi ynë

TIRANË

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj sqaroi nga studio e “Real Story” në News 24 tha se “mini Shengeni” brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka për qëllim krijimin e Ish-Jugosllavisë, por as një kundërpërgjigje me zëvendësimin e procesit të integrimit në BE. Sipas ministrit Gent Cakaj, krijimi i zonës së “Minishengenit” ka për qëllim eliminimin e barrierave penguese, të cilat qëndrojnë sot mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet të rimendojmë hapësirën tonë ekonomike në mënyrë që të kemi një kontribut më të mirë dhe të gjerë në rajonin tonë. “Mini Shengen” ka si qëllim largimin e barrierave kufitare dhe pengesave burokratike mes vendeve. Ideja ka qenë thellimi i bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në shërbim të integrimit në BE. Këtu nuk ka asnjë lidhje me krijimin e një Jugosllavie të re dhe as me zëvendësimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.” tha Cakaj

I pyetur nga gazetari Sokol Balla se heqja e këtyre barrierave kufitare do ndodh edhe mes Serbisë dhe Kosovës, Cakaj tha se ky është qëllimi përfundimtar i këtij “mini shengeni”. Por shtoi se kjo gjë nuk pritet të ndodh në një kohë të shpejtë.

“Ai është një qëllim përfundimtar mes Serbisë dhe Kosovës, por që nuk mund të ndodh dot që nesër”- shtoi Gent Cakaj.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply