Lajme nga Maqedonia

Zaev nga Brukseli: Nëse nuk hapni negociatat, do të ketë efekte negative në rajon


Zaevi në fjalimin e parë para udhëheqësve të BE-së në Bruksel, një ditë para vendimit për hapje e negociatave ose jo mes vendit tonë dhe BE-së, u bëri një apel atyre në anglisht: “mos u bëni pengesë për ne, ju ftoj të bëheni heronjtë tanë, sepse Bashkimi Evropian për ne është e vetmja rrugë dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç kësaj”.

Zaev e filloji fjalimin në maqedonisht duke thënë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut për herë të dytë brenda vitit janë duke pritur dritën jeshile nga BE-ja për hapjen e negociatave, prandaj ajo duhet të ndodh tani.

“Bashkimi Evropian në qershor shtyhu për disa muaj negociatat me pretekstin e reformave që duhet të përmbushe vendi jonë, por ja tetori erdhi dhe ne presim që ju të çelin negociatat me ne. E dimë që ka shumë akoma për të bërë dhe metodologjinë e re që ju po aplikoni për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, këtë pjesë e dimë edhe ne, por le ti fillojmë tani, dhe më pas të vazhdojmë bisedimet për ato që na kërkoni”, tha Zaev.

Ai tha nëse negociatat nuk hapen tani, do të ketë efekte negative jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon si bisedimet me Kosovës dhe Beogradit.

“Të gjithë në jemi gati, nga unë, Presidenti, Kuvendi edhe opozita, jemi gati të fillojmë negociatat tani. Ne bëmë të pamundurën për Marrëveshjen e Prespës, na besoni se nuk ishte e lehtë. Por ne e bëmë, sepse ishte kushti kryesor për ne për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe ne ia arritëm, treguam se ne mundemi. Nëse nuk i hapni negociatat tani do të ketë efekte shumë negative, jo vetëm në vend po edhe në rajon si në bisedimet me Kosovës dhe Serbisë, por edhe vet Bashkimi Evropian do të humbasë besueshmërinë e tij, prandaj mos na pengoni, bëhuni heronjtë tanë”, apeloi Zaev.

Ai e përfundoj fjalimin e tij duke thënë se rruga jonë e vetme është ajo e reformave dhe në vijim do vazhdojmë t’i nxisim ato. Ne Do të vazhdojmë edhe më fort me reformat, ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply