Lajme nga Kosova

A do ta donte Isa Mustafa edhe Nismën në koalicion me Vetëvendosjen? (VIDEO)

22:57, 17 Tetor 2019

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar se a do ta donte që Nisma e Fatmir Limajt – nëse e kalon pragun zgjedhor – të ishte  pjesë e koalicionit të mundshëm të partisë që ai drejton dhe Vetëvendosjes.

“Gjithmonë e kam konsideruar Fatmir Limajn mjaft parimor dhe mjaft të dijshëm në të bërit politikë. Ne në vitin 2014 e kemi pasë një koalicion me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen ku jemi munduar ta çojmë në opozitë PDK-në, por Gjykata Kushtetutese na e prishi procesin dhe punën dhe nuk arritëm ta përfundojmë”.

“Nëse Nisma i merr votat e veta dhe e merr besimin qytetar, që do ta uroja që ta marrë sepse ato janë mandatet dhe votat e tyre, na sjellë në një situatë tjetër”.

“Nuk e rrezikon në asnjë rast koalicionin e LDK-së me Vetëvendosjen ose të Vetevëndosjes me LDK-në sepse ne prapë arrijmë që të jemi afër 60-shit, sepse janë edhe minoritetet joserbe që e kapërcejnë 60-shin në një koalicion të tillë”.

“Mbetet çështje e hapur e marrëveshjes tonë me Vetëvendosjen se a do të kemi pjesë të koalicionit edhe Nismën. Për mua, nuk do të ishte asnjë problem që edhe të bëhet sepse vetëm sa e pasuron një mozaik politik, por varet nga ai që del i pari se çka preferon dhe çka jo”.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply