Lajme nga Shqipëria

Ardi Veliu në Asamblenë e Interpolit, takohet me Jurgen Stock. Ja për çfarë folën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka zhvilluar një sërë takimesh në Asamblenë e 88-të të Përgjithshme të Interpolit, në interesit të forcimit të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.
Veliu zhvilloi një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit Jurgen Stock, i cili u rizgjodh gjatë kësaj asambleje për një tjetër mandat 5 vjeçar.

Stock gjatë takimit me drejtorin e Policisë së Shtetit deklaroi se ishte në dijeni mbi punën e mirë të Policisë Shqiptare. Mes të tjerash zyrtari i Interpol tha se Policia e Shtetit ka mbështetjen e plotë të organizatës së Interpolit në këtë luftë. Në kuadër të bashkëpunimit shumë të mirë midis Policisë shqiptare dhe Interpol, si dhe rritjes së përkrahjes që Interpol dëshiron të japë për Policinë shqiptare, Stock shprehu dëshirën të vizitojë Shqipërinë në fillim të vitit tjetër.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë asamble delegacioni shqiptar pati takime me shumë delegacione, ndër të cilat me Zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane, njëkohësisht edhe Drejtor i Policisë Kriminale, Drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë Sllovene, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Çeke, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Zv.Ministrin e Brendshëm të Turqisë.
Drejtor Veliu edhe njëherë ka shprehur gatishmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin dhe shprehu bindjen e palëkundur se vetëm duke bashkëpunuar mund të arrihen rezultatet e dëshiruara në të mirë të vendeve tona.
(BalkanWeb)


Source link