Lajme nga Bota

Humb vetëdijen dhe derisa rrëzohet godet një grua që përfundon në binarë, pasagjerët arrijnë t’i tregojnë shoferit që të ndalë trenin  

Kurrë një burrë në Argjentinë humbi vetëdijen në metronë e Buenos Airesit, si rezultat i rrëzimit në tokë ka goditur një pasagjere që nga fuqia e madhe e përplasjes ka përfunduar në binarë të trenit, që po i afrohej platformës.

Edhe ajo gjithashtu mbeti pa vetëdije nga goditja e fuqishme, kurse pasagjerët e tjerë që po prisnin, u detyruan t’ia bëjnë me dije shoferit të trenit që po afrohej që të ndalet dhe të eviton më të keqen, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë shoferi u tregua i shkathët dhe arriti ta ndalë trenin pak metra para se t’i afrohej gruas së shtrirë në binarë, që kishte humbur vetëdijen nga rrëzimi.

Aty menjëherë u shfaq edhe ndihma e shpejtë dhe policia, që me urgjencë dërguan në spital gruan që përfundoi në binarë dhe burrin që humbi vetëdijen. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply