Lajme nga Kosova

Kosovë/ KQZ vendosi të rinumërohen edhe 530 vendvotimeve

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen edhe 530 vendvotimeve.

Burim Ahmetaj nga Qendra për Numërim dhe Rezultate i ka dhënë pesë rekomandime Komisionit Qendror te Zgjedhjeve për rinumërim të 530 vendvotimeve.

“149 për shkak të materialit Zgjedhor. Numri i tyre është 149 dhe i keni të listuara komunat dhe vendvotimet. Kategori tjetër dhe për këto kategori tjera nevojitet edhe vendimmarrja e KQZ kategoria e formularëve që kanë probleme teknike, natyra e problemeve është se kanë munguar edhe faqet e formularëve dhe kemi raste kur nuk është përputhur numri i fletëvotimeve dhe atë të rezultateve. Kemi raste që formularët janë të shpërndarë qartë apo nuk është mbushur qartë të gjitha këto raste i kemi raste me probleme teknik, 24 prej tyre dhe rekomandojnë që këto raste të rinumërohen. Rastet tjera kur janë kur subjekti nuk ka vota kandidatët kanë vota, 81 vendvotime që të rekomandohen.

Kategoria tjetër vetme një kandidat më shumë vota sesa subjekti 89 vendvotime të rinumërohen. Rekomandimi tjetër kur të gjithë kandidat brenda një subjekti kanë më shumë vota se gjithë subjekti 187 vendvotime që të rinumërojë, kà «to janë të gjeturat e auditimit”, tha ai.

Adanan Rrustemi, anëtar i KQZ-së kërkoi që të ketë një rinumërim të pjesshëm sa i takon kutive të votimit.

Kurse, Ilir Gashi dhe Sami Hamiti thanë që më mirë është të bëhet rinumërimi i tërësishëm dhe të mos ketë arsyen subjektet politike apo kandidatët për t’u ankuar në PZAP.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se rinumërimi mund të fillojë nga sot, derisa iu ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë të jenë prezent në QNR dhe të marrin provat sepse në këto vendvotime që po rinumërohen janë bërë manipulime.


Top Channel


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply