Lajme nga Kosova

Kosovë/ Përfundon numërimi i votave me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave me postë.

Në orët e vona të mesnatës së sotme ka përfunduar numërimi i 13241 votave të ardhura me postë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor.

Nga rezultatet e numërimit, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 7030 vota, LDK 2158, PDK 2138, koalicioni AAK-PSD 555 dhe Nisma-AKR-PD 916 ka vota, raporton KosovaPress.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se QNR ka arritur të përmbyllë numërimin e fletëvotimeve nga jashtë vendit brenda një dite.

“QNR ka arritur të përmbyllë numërimin e fletëvotimeve nga jashtë vendit brenda një dite dhe rezultati i numërimit të këtyre fletëvotimeve nga jashtë vendi është pasqyruar në tabelën prapa jush. Në tabelë janë të pasqyruara vetëm fletëvotimet e vlefshme që i takojnë secilit subjekt politik”, tha ai.

Elezi bëri të ditur se ditën e nesërme do të mbahet një mbledhje e KQZ-së, ku tha se në këtë mbledhje pritet të ketë kërkesë nga QNR që të ketë rinumërim të disa vendvotimeve


Top Channel


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply