Lajme nga Maqedonia

Kostelancik : ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat

“Pavarësisht nga vendimi që Këshilli Evropian do të marrë, ShBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat.” Deklarata është bërë nga zyrtari i DASH, David Kostelancik në Forumin e Sigurisë në Beograd. “SHBA mbështet fuqimisht hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.” tha zoti Kostelancik. Ai bëri të ditur se SHBA po i kushton vëmendje politike dhe ekonomike rajonit të Ballkanit Perëndimor.“Një Ballkan Perëndimor më i fortë do të thotë partneritet më i fortë i BE dhe Euro-Atlantik. Ne jemi të interesuar për sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit në këtë rajon.” tha zyrtari i DASH, David Kostelancik në Forumin e Sigurisë në Beograd.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply