Lajme nga Bota

Letrën në të cilën Trump i tha “Mos u bëj budalla!”, Erdogani e hodhi në “koshin për mbeturina”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e vendosi letrën e presidentit amerikan Donald Trump “në koshin për mbeturina”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Po sipas këtij mediumi, në letrën e datës 9 tetor, dërguar pasi trupat amerikane u tërhoqën nga Siria, zoti Trump i tha Z. Erdogan: “… Mos u bëj budalla!”

Dhe burime presidenciale turke i kanë thënë BBC Turke se letra ishte “refuzuar plotësisht” nga zoti Erdogan, përcjell Telegrafi.

Në ditën kur u mor letra, Turqia nisi një ofensivë ndërkufitare kundër forcave të drejtuara nga kurdët.

“Le të punojmë për një marrëveshje të mirë! Ju nuk dëshironi të jeni përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve, dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke – dhe unë do ta bëj”, i kishte shkruar Trump në letër.

Si përgjigje, burimet presidenciale turke thanë: “Presidenti Erdogan e pranoi letrën, e injoroi tërësisht dhe e futi në ‘kosh të mbeturinave’”.

Ndryshe rreth letrës së presidentit Trump ka pasur edhe reagime nga brenda dhe jashtë SHBA-së.

Letra ka nxitur aq reagime sa që shpeshherë njerëzit kanë vënë në dyshim edhe vërtetësinë e saj.

Dhe njëra ndër to ka qenë rrjeti televiziv amerikan “MSNBC”, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, një reagim kishte ardhur edhe nga David Gergen, i cili ishte këshilltar i disa presidentëve, tha se letra “kishte një cilësi adoleshente” për të cilën tha se kur e pa për herë të parë, ai supozoi se ishte e rreme.

Por përveç reagimeve nga brenda SHBA-së, një i tillë ka ardhur edhe nga vendi që mund të quhet rivali kryesor i SHBA-së, Rusia.

Kremlini i Vladimir Putinit ka vënë në dyshim tonin e një letre të dërguar nga Presidenti amerikan Donald Trump drejtuar homologut të tij turk, Tayip Erdogan, të cilën e quante jashtëzakonisht të pazakontë për korrespodencë midis krerëve të shteteve.

“Ju nuk hasni shpesh një gjuhë të tillë në korrespodencë midis krerëve të shteteve. Është një letër shumë e pazakontë”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve në një konferencë. /Telegrafi/

Source link