Lajme nga Diaspora

Ndërron jetë kosovari një javë pas tentim vetëvrasjes në burgun e Lozanës

E Enjte, 17 Tetor 2019 – 12:20
albinfo.ch

Foto Ilustrim

Te martën, më 15 tetor, një shtetas i Kosovës ka vdekur në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV). Vdekja ka ndodhur pas një përpjekjeje për vetëvrasje që kishte bërë ai një javë më parë në burgun Mermet të Lozanës, shkruan polizeinews.ch.

Kosovari 36 vjeçar ishte gjetur i varur me një litar në një dush të burgut dhe menjëherë, nga inspektorët e burgut dhe personeli mjekësor janë ndërmarrë masat për shpëtimin e tij, transmeton albinfo.ch. Ata i kishin bërë masazhin e zemrës dhe pastaj, në gjendje kritike siç ishte, e kishin transportuar në Spitalin Universitar të Lozanës (CHUV).

Kjo kishte ndodhur ditën e martë, më 8 tetor.

Në këtë spital, kosovari ka ndërruar jetë në mëngjesin e hershëm të martës, më 15 tetor.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply