Lajme nga Kosova

“Ofertë për Serbinë?”, Albin Kurti: Kërkesë që të na kthejë borxhin

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti deklaroi se sapo të vijë në pushtet do t’i bëjë një kërkesë qeverisë serbe që t’i kthejë Kosovës borxhin që i ka ndër këto vite për viktimat e luftës e qindra të zhdukur.

Përballë gazetarit Sokol Balla në “Real Story” Kurti tha se ai nuk do t’i bënte kurrë oferta Serbisë, por vetëm kërkesa.

“Oferta ime për Serbinë është kërkesa e borxhit që ajo na ka. Do ja rendisim të gjitha. Pse duhet t’i bëj unë oferta Serbisë? Unë do t‘i kërkoj borxhin. Ne do presim se çfarë do të thotë Serbia. Dy shqiptarë takohen bashkë dhe njëri prej tyre i ka borxh tjetrin 2 mijë euro. Ata nuk rrinë dot në kafe, pasi kafja dridhet. Unë them t’i falim këto 2 mijë euro. Po ato miliarda euro që na ka borxh Serbia, duhet t’ja marrim. Janë 1 mijë fëmijë të vrarë, qindra të zhdukur”, -tha Kurti.
(ed.me/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply